Dhjetëra mijëra protestues mbushën rrugët e Greqisë në përvjetorin e tretë të aksidentit tragjik hekurudhor në Tempi, ku humbën jetën 57 persona, mes tyre edhe 1 shqiptar, shumica studentë.
Sipas mediave greke, vetëm në Athinë dolën për të protestuar mbi 40 mijë qytetarë.Pjesëmarrje masive është shënuar edhe në Selanik.
Në total janë organizuar mbi 120 tubime janë organizuar në sheshe dhe qytete të ndryshme të vendit, nën sloganin e përbashkët: “Krimi nuk do të mbulohet”.
Protestuesit kërkojnë garantimin e një transporti publik të sigurt dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku humbën jetën tragjikisht dhjetëra të rinj.
Protestat janë mbështetur nga sindikata, organizata të sektorit publik dhe privat, shoqata studentore, si dhe nga familjarët e viktimave, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe transparencë të plotë institucionale.
Procesi gjyqësor për çështjen kryesore pritet të nisë më 23 mars në Larisa, një moment që familjarët e viktimave e konsiderojnë vendimtar për drejtësinë. Paralelisht, po vijon edhe një procedurë e veçantë gjyqësore lidhur me menaxhimin e materialeve filmike të trenit të mallrave, çështje që ka rikthyer polemikat në opinionin publik dhe ka shtuar kërkesat për transparencë.
Komente












