Tre vite nga vrasja e ekstremistit grek, familjarët përkujtojnë Kostandin Kacifas, i pranishëm edhe Vangjel Dule

Tre vite nga vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat familjarë, të afërm dhe banorë të fshatit kanë përkujtuar ekstremistin grek, të cilët ishin prezenrë në meshën përkujtimore të organizuar nga kisha e fshatit. Prezent ishte edhe konsulli i ri grek në Gjirokastër Saharidis dhe kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule.

Kujtojmë se Kacifas ndërroi jetë më 28 tetor 2018, gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. 35-vjeçari ishte pjesë e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, ndërsa ditën e festës kombëtare greke, që përkujton fillimin e luftës me Italinë ai qëlloi me kallashnikov ndaj një patrulle policie që ndodhej në fshat duke rrezikuar jetën efektivëve, që fatmirësisht shpëtuan.

Pas lokalizimit nga policia në Bularat, Kacifas nuk iu bind urdhrit për të hedhur armën, për t’u dorëzuar duke refuzuar, madje duke qëlluar me armë në drejtim të bluve. Ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë në breshëri për më shumë se 30 minuta. Vdekja e tij solli jo pak tensione me Greqinë, ndërsa familjarët e 35-vjeçarit kanë ngritur një sërë pretendimesh për këtë çështje.

Sakaq Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet, duke dalë në përfundimin se 35-vjeçari kreu vetëvrasje. Sipas Prokurorisë, veprimet e RENEA ishin korrekte gjatë aksionit për kapjen e tij dhe se minoritari grek kreu vetëvrasje.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vsgsj: 23/10/2021 16:42

    Kur genjehesh nga ideologjia gomareske e njerit ose e dickaje, eshte familja ajo qe vuan pasojat. Degjojini mire gomarlliqet e te ashtu quajtures kishe greke. Perdoreni nje cike trurin dhe analizoni se cfare ju kerkon kisha greke. Nese nuk e keni te qarte, ja t’jua shpjegoj une. Jeten dhe gjakun tuaj ne kembim te dhimbjeve qe do keni. Duam ta quajme apo jo, vepra qe beri KK ishte veper terroriste. Te gjithe faktoret e perfshire ne kete “mbledhje” jane duke mbeshtetur ose dhe financuar terrorizmin. Te keni dicka parasysh… Epiri nuk ka qene kurre greqi dhe kurre nuk do jene. Epiri nuk ka kuptim ne greqisht. Fjala me e perafert eshte aiperos, qe ne greqisht dmth kontinent, kurse ne shqip do te thote Iperos (shqiptar). Iperia (epiri) thjeshte do te thote Shqiperia, emri i atdheut tone. Pirroja ishte Ilir. Shqiponja ishte dhe eshte Ilire. Mos bini pre e genjeshtrave te kishes gjakpirese greke.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion