Tre vjet vonesë me dixhitalizimin, drejtori i RTSH: Brenda vitit përfundon

Tre vjet vonesë me dixhitalizimin, drejtori i RTSH: Brenda vitit përfundon

Drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Medias

Pavarësisht se është me tre vite vonesë në dixhitalizimin e sinjalit televiziv dhe duhet ta kishte mbaruar atë që në vitin 2015, Radio Televizioni Publik Shqiptar zotohet përpara Kuvendit të Shqipërisë se do ta mbyllë këtë proces brenda këtij viti.

Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Medias , drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi tha se objektiv është që dixhitalizimi të përfundojë qysh në fund të gushtit, por afati final është fundi i këtij viti.

Gëllçi u përball edhe me ankesat e deputetëve se RTSH nuk mbulon ende me sinjal disa zona, dhe kreu i televizionit publik dha garancinë se brenda shtatorit i gjithë vendi do të marrë sinjal televiziv në çdo skaj të tij.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!