Tre vrasje në familje brenda 12 orëve/ Ulqinaku: Me Edi Ramën gratë janë vetëm fasadë

Tre vrasje në familje brenda 12 orëve/ Ulqinaku: Me Edi Ramën gratë janë vetëm fasadë

Izmira Ulqinaku

TIRANE- Anëtarja e kryesisë së PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar pas dy krimeve në familje që kanë marrë tre jetë përgjatë dy ditëve të fundit. Ajo thotë se me Edi Ramën në qeveri, gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë, duke e quajtur atë dhunues të grave dhe nënës së tij. Ulqinaku thotë se Rama nuk i ka prioritet gratë sepse duket nga politikat që ka për to, ndërsa shton se ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga ndihmat ekonomike.

Statusi i plotë  Izmira Ulqinakut

Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë! Ai është dhunuesi i tyre dhe prej të cilit nuk mund të marrin asnjë mbështetje apo mbrojtje!

Nën shembullin e Edi Ramës, burrat keqtrajtojnë gratë e vajzat; dhunohen e vriten dhe askush nuk mban përgjegjësi!

Është Kryeministri, ai që ka dhunuar nënën dhe partneret e veta! Është ai që i ka goditur dhe i ka nxjerrë jashtë banesës, si shkak i psikopatisë së tij!

Po ndeshemi përditë me kronika të zeza lajmesh, ku bashkëshortët vrasin e keqtrajtojnë gratë!

Dje, në Rrëshen vritet nëna, në sytë e tre vajzave të saj!

Sot, në Durrës vritet po nga partneri, një tjetër grua!

Në 6 vite, kanë ndërruar jetë dhjetra gra, nga vrasjet brënda familjes!

Jemi në dijeni që asnjë vrasje nuk është e paparalajmëruar. Këto gra janë ankuar në institucionet e shtetit dhe në polici për të kërkuar urdhër mbrojtjeje; ku në të shumtën e rasteve edhe e kanë patur, por nuk ka funksionuar, sepse organet që duhet ta ekzekutojnë inspirohen nga Edi Rama.

Edi Rama nuk i ka prioritet gratë sepse duket nga politikat që ka për to.

Ai nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike.

Me Edi Ramën gratë dhe vajzat janë vetëm fasadë! Ai është dhunuesi i tyre dhe prej të cilit nuk mund të marrin asnjë mbështetje apo mbrojtje!

Prandaj jemi ne, vajzat e gratë që duhet të ngrihemi kundër Edi Ramës, i cili po bën të funksionojë sistemi i pandëshkueshmërisë ndaj burrave, që frymëzohen prej tij, të dhunojnë gratë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë