Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë në Rrëshen me dy viktima, një tjetër krim në familje ka tronditur qytetin e Durrësit mesditën e sotme, ku burri vrau gruan me metrin metalik. Ruzhdi Tasuni 63-vjeç vrau Hajdie Tasunin 58-vjeçe pas një debati lidhur me shitjen e dyqanit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 në lagjen Nr. 12 në dyqanin e metrazheve në pronësi të familjes, ku çifti fillimisht ka debatuar, por situata ka agravuar dhe burri e qëlloi disa herë me metrin metalik gruan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
Pas vrasjes, burri nuk ka bërë rezistencë duke u dorëzuar. Gazetari i Report Tv në Durrës Artur Korriku raporton se 63-vjeçari pas krimit të rëndë ka ulur qepenin, ka shkuar në një dyqan aty pranë ka blerë një paketë cigare, dhe ka pritur pritur policinë. Çifti i komunitetit egjiptian ka tre vajza, njiheshin si të qetë dhe pa probleme, ndërsa prej disa vitesh kishin biznesin e tyre pranë Pallatit të Sportit.
Paraprakisht dyshohet se mosmarrëveshjet në familje kanë lindur pikërisht për dyqanin e metrazheve, pasi kishin kundërshti për shitjen e tij që agravoi situatën deri në vrasjen e 58-vjeçares. Dyqani i çiftit 'Ruzhdiu' pas ngjarjes së rëndë u rrethua me shpejtësi nga forcat e policisë dhe kalimtarët e rastit, të tronditur për krimin në familje. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes.
Viktima Hajdie Tasuni
Burime nga policia e Durrësit për Report Tv lidhur me krimin në familje mesditën e sotme thanë se "Ruzhdiu muajt e fundit kishte shfaqur shenja depresioni". Një gjë të tillë e kanë konfirmuar në polici njerëz të afërt të tij.
Report Tv zbardh detaje të reja nga krimi në familje mesditën e sotme në Durrës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se autori Ruzhdi Tasuni e ka njoftuar vetë policinë duke u thënë "ejani se kam vrarë gruan". Pyetjes së policisë së "ku ndodhej", autori i është përgjigjur duke thënë "para dyqanit po ju pres".
Kur ka shkuar policia ai i ka dorëzuar çelësat e qepenit dhe të dyqanit. Teksa e shoqëronin në polici dhe e pyetën se përse e vrave gruan, autori është shprehur se "ma solli shpirtin aty ku nuk mban më. Kam 30 vjet që e duroj dhe e vrava".
Qytetarët në Durrës që e njihnin çiftin Tasuni shprehen të habitur nga ngjarja e rëndë, ku burri vrau gruan me metrin metalik pas sherrit në dyqanin e metrazheve.
"Të dy kanë qenë shumë të mirë, nuk i njohim brenda në shtëpi, por atë që kemi parë këtu. Të dy punonin te dyqani. Të njerëz të mrekullueshëm. Thanë se ishin të ndarë, por nuk dimë gjë. Unë i njoh prej shumë vitesh" shprehet një qytetare.
"Sa i kemi njohur ne kanë qenë të urtë" tha një tjetër. "U habitëm" u shpreh një tjetër qytetar, që ka dyqanin ngjitur me metrazhet e çiftit Tasuni. Ndërsa një tjetër banore tha se "Kanë qenë njerëz shumë të mirë, kanë rritur tre vajza të mrekullueshme. Çudi si arriti ai ta bënte këtë gjë".
Zoti I forcofe vajzat she shpirti saj u pushofte ne paqe...
PërgjigjuBudalla
PërgjigjuE ndaje o budalla ,jo ta vrisje...
PërgjigjuPo pra, por disa mendojne se gruaja eshte prone e tyre!
Ju këtu vidhni fb e njerëzve, kur kërkoni email e tyre.
PërgjigjuVetëm të mos dëgjojmë lajme, se çdo virus kalohet. Ne kaluam virusin komunist me sukses, e jo mos të kalojmë viruset e papërfillshme.
PërgjigjuNe themi "fatto 30 si fa 31". Cpati ky qe pas 30 vjeteve u zgjua.
Përgjigjupo , mukajeti, he sot he neser kaluan 30 vjet
Per kete fenomen dhune ne familje duhet ti nxjerri presidenti njerezit ne rruge e jo per interesat e vera.duhet vu denimi me varje apo pushkatim ne mes te sheshit urgjentisht se ndryshe na mori lumi si shoqeri
Përgjigju