Zonat e nxehta në Elbasan dhe Berat për kanabisin/ Policia porosi vendorëve: Jini vigjilentë

Zonat e nxehta në Elbasan dhe Berat për kanabisin/ Policia porosi vendorëve: Jini vigjilentë

Foto ilustruese

Në Elbasan është mbledhur Task Forca kundër kanabisit ditën e sotme. Prefekti Gledian Llatja mblodhi në takim drejtuesit e policisë së qarkut dhe administratorët e njësive vendore. "Elbasani në fakt nuk është në hartën e kultivimit, por gjithsesi duhet të jemi vigjilent në këtë aspekt dhe duhet të koordinojmë në kohë cdo veprim që ka të bëjë me tentativat për mbjelljen e kanabisit" tha Gledian Llatja.

Ndërsa drejtori i policisë së qarkut të Elbasanit, Altin Qato u shpreh se viti i kaluar ka qenë pa kanabis. "Në Elbasan janë evidentuar 4 raste të mbjelljes. Ndonëse në sipërfaqe të vogla, në këto raste autorët janë arrestuar"  tha ai. Prefekti Llatja u ka kërkuar administratorëve të kenë kujdes me tokat shtetërore të cilat mund të përdoren nga personat që kultivojnë kanabis.Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja raporton se Belshi, fshatrat e thellë në Gramsh dhe Librazhd, Dërshirani e fshati Gjolenë janë zonat ku policia ka dyshime që mund të përdoren për mbjelljen e kanabisit.

Ndërkohë që edhe në Berat është zhvilluar një takim i tillë. Drejtori i Drejtorisë së Rendit dhe Sigurisë Publike në Drejtorisë e përgjithshme, Albert Dervishaj u shpreh se duhet ta eliminojmë qarkun e Beratit nga harta e zonave me rrezikshmëri kultivuese.“Berati duhet të hiqet përfundimisht nga harta e qarqeve ku kultivohet kanabis,edhe pse rastet në kë qark janë të pakta. Do të doja që të tërheq vëmendjen që këto aktivitete sensibilizuese të jenë një prioritet për të gjitha institucionet,brenda prioritetit të madh që është eliminimi i kultivimit të bimëve narkotike. Duhet ta vlerësojmë luftën kundër kanabisit për një arsye të vetme,që ne të gjithë së bashku mund t’ja dalim të parandalojmë dhe të evidentojmë kultivimin e bimëve narkotike.

Edhe nga shifrat që u përmendën del që vitin e kaluar në Berat janë regjistruar 10 raste të evidentuara të kultivimit të bimëve narkotike,ku më të shumta i ka pasur territori i bashkisë së Skraparit,por dhe këto raste duhet të eliminohen plotësisht. Në momentet kur bëhen gati njerëzit me ambientet,serrat, rafat, plehrat,kubikët etj,policia duhet të nisë nga puna me evidentimet dhe asgjesimet sepse së shpejti do të nis edhe sezoni turistik dhe ngarkesa e punës do të jetë më e madhe dhe koha më e reduktuar
”-është shprehur në fjalën e tij Dervishaj.

Prefekti i Qarkut të Beratit, Harilla Dafa tha se "Gjatë një vit në Berat nuk ka pasur më shumë se një mijë rrënjë kanabis dhe janë evidentuar 10 raste dhe këto janë kryesisht në zonat pyjore të Skraparit. Por,nga ana tjetër ne si prefekturë kemi organizuar punën duke parë mjediset në terren dhe kemi kontaktuar me OSHE-në për rastet që përdoret energji më tepër sesa mund të harxhojë një familje,gjë që tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale që lidhet me kanabisin. Ne si qark do të vijomë punën për të parandaluar këtë fenomen kriminal në kohën e duhur”,-tha në fjalën e tij. Takime në nivel qarku janë zhvilluar edhe në Vlorë, Shkodër dhe Lezhë në javën e kaluar për të parandaluar kultivimin e kanabisit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!