FUSHË-ARRËZ- Vijojnë aksionet kundër kultivimit të kanabisit në Fushë-Arrëz. Policia ka zbuluar disa miniparcela me bimë të dyshuara kanabis sativa në fshatin Aprrip Guri, ku janë sekuestruar rreth 400 bimë.
Në kuadër të aksionit janë arrestuar Sokol Jaha, 50 vjeç, dhe Emiljan Pepgjonaj, 20 vjeç, banues në Aprrip Guri.
Vetëm gjatë 10 ditëve të fundit, në Pukë dhe Fushë-Arrëz janë zbuluar disa parcela me bimë narkotike. Në kuadër të operacioneve janë arrestuar gjithsej 5 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento