Shkolla e re “Ibrahim Hima” në fshatin Prush të Tiranës bëhet gati të presë nxënësit me nisjen e vitit të ri shkollor. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga investimi, duke bërë të ditur se godina është rindërtuar nga e para, me hapësira të trefishuara, laboratorë, palestër dhe ambiente moderne për 180 nxënës dhe mësuesit e tyre.

"Shkolla “Ibrahim Hima” në Prush të Tiranës është rindërtuar nga e para, me hapësira të trefishuara dhe ambiente të reja për nxënësit dhe stafin mësimor, duke sjellë një tjetër standard për jetën e shkollës Nga ky shtator, 180 nxënës dhe mësuesit e tyre do të kenë në dispozicion një shkollë më të madhe, më funksionale dhe me kushte bashkëkohore për mësim dhe aktivitete sportive" shkruan Rama