Tregjet e energjisë, Kosovës dhe Shqipërisë iu bëhet thirrje për bashkim energjetik

Tregjet e energjisë, Kosovës dhe Shqipërisë iu bëhet thirrje për bashkim energjetik

Foto ilustruese

Kriza botërore dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike, ka shtuar nevojën për bashkimin energjetik Kosovë-Shqipëri për të arritur një treg funksional dhe likuid.

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur konferencën për prezantimin e punimit “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë”.

Dardan Abazi, drejtor i Programit dhe hulumtues i lartë në INDEP, tha se bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në treg.

Sipas tij, kjo do të ketë ndikim edhe në çmimet e energjisë, por do të nxisë edhe eficiencën e energjisë.

“Bashkimin kombëtar nuk e shohim si term patriotik po si një vlerë për integrim në BE, vlerë kjo e unionit. Ku jo vetëm tregjet e transmisionit, por edhe politikat do të jenë të përbashkëta. Bashkimi kombëtar është një hap i rëndësishëm për të realizuar tanzicionin energjetik. I bëjmë thirrje që të shpallet një datë për bashkimin energjetik, ndoshta edhe të caktohet një mbledhë e të dy qeverive”.

Liron Gjocaj, asistent hulumtues në INDEP, tha se ka realizuar intervista me shumë persona kompetentë që kanë ndikim në këtë fushë.

“Bashkimi nuk është dëshirë, por është nevojë për integrimi e burimeve efiçente dhe rritjen e sigurisë energjetike. Jemi të bindur që kjo do të paraqiste fazore në siguri kthimi nga energjia e gjelbër dhe është hap i domosdoshëm.Bashkimi mund të ketë kosto operative më të ulëta dhe nuk pengon proceset e tjera energjetike në rajon. Është e vështirë se proceset e tilla nuk kryhen brenda muajsh, por me punë nga të dyja palët mund të arrihet”.

Ai thotë se duhet të arrihet strategji e përbashkët ndërmjet të dy vendeve.

“Ne rekomandojmë që duhet të arrihet strategji e përbashkët ndërmjet të dy vendeve, duhet të ndiqet tregjet e tjera p.sh ai nordik , të trajnohet stafi dhe të ketë bashkëpunim më të madh se tash”.

Javën e kaluar Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Enti Rregullator i Energjisë së Shqipërisë (ERE), dhe operatorët e sistemeve të transmetimit të Shqipërisë dhe Kosovës (OST dhe KOSTT) kanë nënshkruar Marrëveshjen Kornizë të bashkëpunimit të tregjeve të energjisë elektrike.

Marrëveshja përcakton të drejtat, detyrimet dhe hapat e nevojshëm që palët nënshkruese duhet të ndërmarrin për të bashkëpunuar në lidhje me organizimin e tregjeve të bashkuara të energjisë elektrike.

Bashkimi i tregjeve të energjisë elektrike do të kontribuojë në zgjerimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe rritjen e konkurrencës në tregjet e energjisë elektrike si dhe në ruajtjen dhe zgjerimin e një tregu me çmime të drejta./ Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër