/ATSH/- Në ditët e para të vitit 2015 çmimet e fruta-perimeve në tregjet e kryeqytetit, ruajnë ende vlerat e rritura që pësuan gjatë ditëve të festave të fundvitit 2014.
Produktet të cilat kanë pësuar më shumë rritje me 50-100 lekë janë mallra të importit. Ndërkohë që tregtarët thonë se çmimet janë ashtu si çdo vit, por blerësit krahasuar me një vit më parë janë më të paktë.
Nga një vëzhgim në tregun e fruta-perimeve në qendër të kryeqytetit, frutat molla, dardha, portokalli kanë pësuar një rritje me rreth 30-50 lekë për kg. Po kështu edhe perimet e tjera si domatja, kastraveci, specat etj shiten me 30 lekë/kg më shumë se në ditët e para të muajit dhjetor. Ndryshimet e çmimeve variojnë në zona me vlera të ndryshme.
Specialistë të bujqësisë shprehen se, rritja e çmimeve është fenomen i sezonit ku bashkë me rritjen e fluksit të konsumit rriten edhe kostot e mallit. Gjithësesi spekulimet janë tranzitore dhe sporadike, thonë ata
/Shqiptarja.com