Presidenti amerikan, Donald Trump, në një takim që ka zhvilluar këtë javë në shtetet amerikane Ajova dhe Illinoi, ka shpjeguar para pjesëmarrësve strategjinë e tij për tregjet e lira. Trump tha se fermerët amerikanë po dëmtoheshin nga politikat ekonomike të Kinës.

Trump tha se Kina vendosi tarifa për sojën dhe produkte të tjera amerikane, por sipas tij, hapja e tregut evropianë është një bonus për fermerët në SHBA.

 Ne e hapëm tregun europian dhe kjo ka për të qenë diçka shumë e mirë për ta e për të gjithë ne, për fermerët tanë, sepse ka vetëm një treg të madh për të gjithë.

Donald Trump, presidenti i SHBA

Trump shtoi se Europa  “ka rënë dakord, thuajse menjëherë, të blejë sasi të mëdha të sojës, ngaqë Kina u përpoq ta dëmtonte fermerin amerikan."

Trump nuk dha hollësi, por Departamenti amerikan i Bujqësisë, ka njoftuar se është akorduar një fond prej 12 miliardë dollarësh për të ndihmuar të gjithë fermerët amerikanë që janë prekur nga tarifat e vendosura nga Kina.

 “Është pikëpamja e administratës, që bujqësia ka qenë objekt hakmarrjeje, si rezultat i veprimeve tona me synimin për të zbutur pabarazitë në tregti. Kjo është arsyeja që Presidenti dhe Sekretari i Bujqësisë e krijuan këtë program.”- thuhet në njoftimin e DAB.