Tregjet globale të aksioneve u hapën me rritje gjatë së premtes si pasojë e zërave se bankat qendrore do të ndërhyjnë duke zgjeruar stimujt.
 
Edhe nafta së bashku me valutat e tregjeve në zhvillim u rritën ndjeshëm. Me rritje u hapën edhe bursat aziatike.
 
Çmimet e naftës pësuan një rënie të madhe gjatë kësaj jave në tregun botëror duke shkaktuar një zhvlerësim të madh në çmimet e aksioneve.
 
Rënia goditi rëndë kompanitë e naftës dhe gazit, ndërkohë që ky sektor ka përjetuar probleme të shumta me rënien e çmimit të karburantit kohët e fundit.
 
Karburanti u shit me çmimin më të ulët që në maj 2003.
 
Ndërkohë monedha e përbashkët europiane është në minimumin e saj gjatë dy javëve të fundit.   

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)