Çmimi global i naftës ka rënë ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Që nga fundi i muajit qershor, çmimi ka rënë nga rreth 115 dollarë për fuçi, në nivelin 77 dollarë për fuçi; një rënie pra me më shumë se një e treta. Çmimi ka rënë për shkak të shtimit të prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera, si dhe rënies së kërkesës, për shkak të problemeve të vazhdueshme ekonomike në Evropë dhe në vendet në zhvillim.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)