Tregoje veten Sali Berisha dhe bëja Edi Ramës këto 7 pyetje!

Tregoje veten Sali Berisha dhe bëja Edi Ramës këto 7 pyetje!

Sali Berisha dhe Edi Rama

Me sloganin që Edi Rama shpalli për këtë fushatë elektorale, “Kurrë pas, përpara”, kuptuam edhe strategjinë e tij. Ai ka zgjedhur si “kundërshtarë” të vetëm sërish Sali Berishën dhe Ilir Metaj dhe koalicionin e tyre kuq e blu, “Bashkë fitojmë”. Rama po u thotë votuesve se ne jemi e ardhmja, (përpara), kurse Berisha&Metaj me kandidatët e tyre, e shkuara dhe e keqja, (prapa).

Nuk ka ndonjë surprizë në këtë strategji pasi tashmë dihet që pa Berishën dhe Metajn në lojë, pushteti korruptiv i Edi Ramës shfaqet lakuriq dhe pa asnjë motiv dhe patericë që të ekzistojë. Ashtu si në fushatën e vitit 2021, ai do tu tregojë shqiptarëve fytyrat e stërkonsumuara dhe të kaluarën e zezë të Berishës dhe të Metajt dhe do vazhdojë avazin: Nuk jemi më të mirët, por ja shihni çfarë oferte tjetër keni!

Me shumë gjasa ky trik malinj do të funksionojë edhe këtë herë, duke trembur votuesit dhe duke lënë në shtëpi qindra mijë të cilët janë mllefosur dhe pështirosur me këtë treshe e cila ka 32 vite që shkatërron Shqipërinë, për hir të pasurimit familjarë dhe të klaneve të përbashkëta që përfaqësojnë.

Deri këtu jemi në rregull, pasi të gjithë e dinë që sa të jetë në lojë Berisha me Metajn, Edi Rama, nuk e ka problem që ti shtyjë “fitoret” edhe deri në vitin 2028, si deklaroi së fundmi.

Çështja është se këtë strategji të Ramës, Berisha&Metaj, me gjithë taborin e madh të medieve dhe të analistëve që janë edhe ata kuq e blu, po e shesin si frikë të tij.

Në fakt Edi Rama pavarësisht se në parlament bën sikur njeh vetëm Partinë Demokratike zyrtare, po ju bën një nder të madh atyre, si dhe vetes natyrisht. Në këtë fushatë ai po certifikon si opozitë, vetëm “Bashkë Fitojmë” të Berishës dhe Metajt. Dhe mirë bën pasi vetëm me ata përballë, e ka fitoren të sigurt.

Por të thuash që i ka frikë është idiotizmi më i madh, të cilin mund të kapë një logjikë normale. Ai jo vetëm që nuk i ka frikë, por përkundrazi i ka në tavë.

Le të marrim një shembull për ta sqaruam më tej dhe të shpjegojmë “Tavën”. Në daljen e fundit te emisioni i Erla Mëhillit, kandidati për Tiranën i PD-së, Roland Bejko, qartë dhe pa asnjë ekuivok, deklaroi se një nga shtyllat kryesore të fushatës së tij do të jetë denoncimi me emra dhe fakte i kastës oligo-politike, të cilën e përfaqëson Rama-Berisha-Metaj.

Me logjikë të ftohtë ai tregoi se kullat, 8 milion metër katror beton, parqet, sheshet, gjelbërimin, rrugët, shkollat, çerdhet e munguara në Tiranë, janë pasojë e kësaj kaste politiko-ekonomike, e cila ngjiz Ramën, Berishën dhe Ilir Metajn.

Si fillim ai përmendi edhe oligarkët Shefqet Kastrati, Samir Mane dhe Bashkim Ulaj. Premtoi se gjatë fushatës do të dëgjojmë edhe emra të tjerë dhe shumë fakte, se si kjo treshe dhe kjo kastë është bashkë, pikërisht aty ku edhe e kanë synimin e vërtetë; te paratë, pronat, investimet.

Tani le të bëjmë disa pyetje retorike, për ta kuptuar edhe më qartë:

1-E thotë dot Sali Berisha dhe pas tij Bardh Spahia, Igli Cara, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi, se në Shkodër, Durrës, Elbasan dhe në Tiranë, për kandidatët e Edi Ramës po bëjnë fushatë dhe po mbledhin vota “nongratat” Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Aqif Rakipi?!

2-Flet dot Sali Berisha dhe pas tij Belind Këlliçi, se Shefqet Kastrati pasi bleu “Sheratonin” u shpall nga Rama investitor strategjik aty dhe shkatërroi një pyll të bukur dhe të fundit në Tiranë, duke e zëvendësuar me një pyll prej betoni e madje, nuk paguan as taksën 10% të territorit?!

3-Mundet dot Sali Berisha dhe pas tij kandidati i tij për Tiranën, të tregojnë se sa leje ndërtimi ka marrë nga Rama dhe Veliaj, Saimir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, kompania e familjes, “Kontakt”, ajo e Shkëlqim Beshirit dhe shumë të tjera?!

4-U tregon dot Sali Berisha bulqizakëve dhe gjithë shqiptarëve, (pas tij edhe kandidati i Rithemelimit në atë qytet), se i ftuari special në dasmën e djalit, oligarku Samir Mane, ishte ai që u voli kromin pa paguar asnjë taksë rente që duhej të shkonte për qytetin dhe nuk krijoi asnjë kusht pune dhe pagash për minatorë e shkretë, disave prej të cilëve ju bënë galeritë varr?!. Po për portin e Vlorës që ju dhurua Manes; po për bazën detare në Sarandë Kastratit dhe që u bllokua nga SPAK, flasin dot Sali Berisha dhe kandidatët e tij në këto qytete?!

5-Flet dot Sali Berisha se kush qëndron pas koncesioneve miliardëshe në vetëm dy akse rrugore?!

Kur bën sikur mbron banorët e grabitur të Bërxullës thotë dot Sali Berisha se Edi Rama po e realizon këtë aferë gjigante, (Thumanë-Kashar-Fier), me oligarkun Bashkim Ulaj në kullën e të cilit prej vitesh ka edhe zyrën?!

6-Po për Aleksandër Frangajn i cili i vuri Foltores anti-amerikane dhe anti-PD gjithë TV Klan në dispozicion dhe  që punon me Ramën në projekte të ngjashme, flet dot Berisha dhe kandidatët e tij?!

Po për aksionet te TEG e biznese të tjera, vilat në Palasë, Lalz, Hamallaj…kush i ka dhe pse u janë “dhuruar”, flet dot Berisha dhe Metaj?!

7-A i përgjigjen dot Ramës si është e vërteta për këto fjali vrastare që ai lëshoi në parlament, kur Berisha e thirri “ta thyente në mes” për çështjen Mcgonigal, por ja mbathi me kokën ulur:

“Autobusë që paguhen nga puna e ndershme e personit Z, e personit Y, e personit M. L dhe të disa personave të tjerë të lidhur me ta përmes ruletave që po mbikëqyr Europoli…... Tani që flasim, përmes personit ZH i cili i lidhur me një person Z kanë gjetur rrugën që të shkojnë te lali që është personi EV”, (Minuta 32 te fjalimi në parlament për mocionin McGonigal).

E mohon dot se Z është Zeni i tij, M. L është Myftar Lumneshi, ruletat dhe Europol janë ruleta dhe shërbimi policor dhe inteligjent i BE; se lali dhe EV është Erion Veliaj, që bashkëpunon po me Z e tij?!

Ta mbyllim këtu tani për tani, se lista e ortakërisë së kastës Rama-Berisha-Metaj dhe tava e përbashkët që prodhon para, është tmerrësisht e gjatë.

Rëndësi ka që të përsërisim pyetjen themelore: Ja thotë dot këto Sali Berisha në fushatë Edi Ramës, apo Belind Këlliçi sfiduesit për bashkinë e Tiranës, Erion Veliajt?!

Lulzim Basha i tha në parlament kur i shpalli luftë “Trekëndëshit të Bermudës”, por Rama-Berisha-Metaj që atëherë u bënë hapur bashkë për të shkatërruar PD-në dhe këtë mision të saj. U  krijua një makineri balte dhe shpifjesh të financuar nga ata që janë te 7 pyetjet e mësipërme, dhe ja ku jemi: Pushteti i Ramës përball “opozitës” Berisha-Metaj, pra bashkë duke “luftuar” brenda tavës së kastës.

Tregoje veten Sali Berisha, bëhu burrë dhe bëj në konferencat dhe takimet e shumta Edi Ramës këto 7 pyetjeve. Roland Bejko ka nisur ti zbërthejë, ndaj dhe duket se po i alarmon ende pa nisur mirë.

Mjerë ai se çfarë do të heqë nga treshja, po vazhdoi kështu. Le të pyesë Bashën dhe Alibeajn!

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 14/04/2023 18:56

    dmth sipas polit, te jgitha pazaret qe ka be rama me keta qe i quan oligarke, jane per faj te sali berishes. me vjen keq per keyte njeri, qe ka ndryshuar kaq shume ne bindjet e tij jio vec politike

    Përgjigju
  • Mërzit Sumën: 14/04/2023 18:41

    Ore që kta jan bashk se luan topi o Sali topi, po është normale pushtetin prap komonistat e kam. Ja popull budalla nuk e shikon kush jan deputet ? Gjith fmit e ish komonistve kriminel. Pushtetin e kam klyshat e komonistave. E kush e ka fain ? ? ? Ky popull budalla se kta i votojn e kta ta pësoin se e meritojn.

    Përgjigju
    • Shkodra: 14/04/2023 20:08

      Poshtë komonistat!! Hahaha

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë