Tregti ilaçesh, Berisha: Prokurori 
Troci 'hero i partisë', bllok dosjes

Tregti ilaçesh, Berisha: Prokurori <br />Troci 'hero i partisë', bllok dosjes
TIRANE - Foltorja e parlamentit i ka shërbyer ish-kryeministrit Sali Berisha për të artikuluar akuza në drejtim të prokurorit Ramadan Troci, që ndaloi ish-guvernatorin Fullani dhe kryetarin e Bashkisë Vlorë. Ish-kryeministri tha se prokurori po i shërben urdhrave të partisë në pushtet ndërsa akuzën kësaj radhe e adresoi me qëndrimin që Troci ka mbajtur për një dosje që lidhet me tregtinë e ilaçeve.

Ish-kryeministri foli për një skenar korrupsioni i cili sipas tij është kthyer në krim që dëmton qytetarët.
 “Zhani Levani, vetë është regjistrues, të shoqen e ka në depo. Ky zotëri porosit një ilaç. Dorëzohet në doganat shqiptare me 2.9 euro flakoni. A e din me sa e shet Zhan Levani bashkë më të shoqen e tij. 29 euro ampulën. Kjo dosje është mbajtur në Prokurori dy muaj. Nga kush thoni ju? Nga heroi i partisë Prokuror Troci që lëshon urdhra arreste për të njëjtën çështje për Shpëtim Gjikën në emër të partisë, për Fullanin në emër të partisë. Kur vjen puna për ilaçin ai është një kriminel për shoqërinë por është një hero për partinë”, tha Berisha.

Duke iu referuar këtij rasti, ish-kryeministri i kërkoi prokurorit të përgjithshëm të shqyrtojë këtë dosje e cila sipas tij përbën një rast flagrant për shkeljen e ligjit.
Por ky rast është përsëritur në sallën e Kuvendit edhe gjatë orëve të pasdites, kur ende vijonte punimet seanca plenare.
 
Në lidhje me akuzën që është bërë në prokurori për Zhani Levanin, bashkë me të shoqen kanë sjellë në Shqipëri nga Jordania një ilaç shumë të rëndësishëm për fëmijët. Nuk e di a qëndron bari në princip, ilaçin në doganën e shtetit e kanë deklaruar se është blerë 2.9 euro. I takon të shitet deri në 5 euro, por ky ilaç është shitur me 29 euro. 7 herë më shumë se çmimi, për një abuzim për 300 mijë euro e kanë dërguar në prokurori, prokurori i partisë Troci ka mbyllë dosjen. Altuzani që është me burim turk. Është altuzan i falsifikuar, ka një hetim ndaj këtij furnitori në Turqi. Kompani të tjera iu kanë dërguar letra kundër kësaj praktike. Kërkoj që kjo praktikë ka marrë fund e të kthehemi tek ajo praktikë ku s’kishte vjedhje”, deklaroi Berisha.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë