TIRANE-  Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu zhvilloi sot paradite një takim me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Burime zyrtare pranë ambasadës amerikane thanë se takimi vjen në kuadër të anëtarësimit dhe kontributit të Shqipërisë në NATO, kontribut i cili gjithmonë është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Takimi ndodh në një kohë që PS dhe media akuzojnë ministrinë e Mbrotjes për tregti armësh me kompani serbe, njëra prej të cilave pronë e Slobodan Tesiç i cili është në listën e zezë të OKB-së.

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu zhvilloi sot paradite një takim me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Takimi ndodh në një kohë që PS dhe media akuzojnë ministrinë e Mbrotjes për tregti armësh me kompani serbe, njëra prej të cilave pronë e Slobodan Tesiç i cili është në listën e zezë të OKB-së.

Burime konfidenciale thanë për TV A1Report dhe Shqiptarja.com se takimi është zhvilluar në ministrinë e Mbrojtjes, rreth orës 11:00 në kohën kur në këtë ministri zëdhënësja mbante një konferencë shtypi ku e cilësonte tregtinë e armëve të ligjshme dhe deklaratat e PS trillime dhe propagandë.

Arben Imami është në qendër të akuzave për lidhje të ngushta me shtetas serbë dhe shitje armësh pa u konsultuar me partnerët ndërkombëtarë.
Madje dje nënkryetari i Grupit PS, Erjon Braçe duke denoncuar kontratat mes MEICO e Storm Moon Enterprise” të trafikantit Tesiç kërkoi dorëheqjen e ministrit dhe vënien e tij në hetim.

Ndërkohë që rreth orës 14:00 mësohet se trojka e ambasadorëve ka mbërritur në rezidencën e Ambasadës Amerikane, në zonën Saukut për të zhvilluar një takim larg vëmendjes së mediave.
(sg/shqiptarja.com)