Në qershor 2014 eksporti arriti vlerën 22 miliardë lekë, duke u rritur me 8,2% në krahasim me qershorin 2013, por në ulje në masën 11,3% në krahasim me majin e këtij viti, njoftoi Instituti i Statistikave. Rritje më të madhe vjetore ka patur në eksportet e grupeve “Tekstile dhe këpucë” me 24,1% e “Materiale ndërtimi dhe metale” me 23,9%. Sa i përket importit, ai arriti vlerën 49 miliardë lekë, duke u rritur me 17,9 % në krahasim me qershorin e 2013-ës. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 26 miliardë lekë, duke shënuar një rritje të ndjeshme me 27,5% krahasuar me një vit më parë. Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 65,4% të gjithë tregtisë së jashtme. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,1%), Greqia (7,2%), Turqia (6,5%) dhe Kina (5,1%).
/Shqiptarja.com











