Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka pranuar se ligji "Për tregtinë Elektronike" i miratuar në 2009-ën, ka pasur vështirësi në zbatimin në praktikë.
Deklaratën, ministrja e bëri gjatë një konsultim publik paraditen e sotme, me drejtues dhe përfaqësues të portaleve informative.
Në takim, Harito u shpreh e hapur për të përfshirë në ndryshimet ligjore, propozimet konkrete që do të vijnë nga vetë operatorët e fushës.
Ajo tha se ndryshimet e propozuara me projekt-ligjin e paraqitur së fundmi synojnë: Ndryshimin e titullit, duke qartësuar se ky nuk është thjesht një ligj për tregtinë elektronike po për shërbimet e shoqërisë së informacionit; Qartësimin e detyrimit të portaleve online (ofruesit të shërbimeve të shoqërisë së informacionit) për të pasur një pikë kontakti të identifikuar; Vendosjen e rubrikës së raportimit për lajmet apo komentet me përmbajtje të paligjshme, në të cilin lexuesit e portalit mund të sinjalizojnë për materiale apo komente me përmbajtje të jashtëligjshme. Vendosjen e një afati 48 orësh brenda së cilës portalet duhet të bëjnë ç'aktivizimin e komenteve me përmbajtje të paligjshme, raciste, ksenofobe etj, nga momenti që ato marrin dijeni sipas përcaktimeve të Kodit Penal dhe atij Civil. Përcaktimin e organeve mbikqyrëse të zbatimit të këtij ligji, që në kohën kur ai ishte miratuar në vitin 2009 nuk ekzistonin, si ALCIRT, sektori i krimit kibernetik në polici, etj.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, “kërkesa për përafrimin e legjislacionit në këtë fushë është pjesë e angazhimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit, marrëveshja e stabilizim-asocimit”.
Redaksia Online
m.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com