Në tremujorin e tretë 2015, indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë është rritur 7,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, sipas INSTAT. Ndërkaq, në grupin e Tregtisë me Pakicë pa përfshirë këtu Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve ky indeks ka pësuar një rritje prej 15,1 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.
Në këtë tremujor, në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 17,4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, duke dhënë edhe në këtë tremujor kontributin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë.
Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë për grupin e “Produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar Tregtinë me Pakicë të Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 14,0 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.
Në tremujorin e tretë 2015, në grupin “Tregti Hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara”, indeksi I volumit të shitjeve është ulur 2,3 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, dhe është rritur 11,6 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
Efekti i formalizimit
Sipas të dhënave të detajuara të INSTAT, ndikimin kryesor e ka dhënë grupi “Artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara”, me 3.7 pikë përqindje (nga 7.8% që është rritja totale). Më shumë sesa rritje reale, ky është një tregues i aksionit kundër informalitetit, që në shtator u përqendrua masivisht te dyqanet e vogal, ku informaliteti ka qenë dukshëm i lartë. Rritja pritet të vazhdojë dhe në tremujorin e katër, po si efekt i formalizimit të ekonomisë, duke e bërë të vështirë matjen reale të indeksit të tregtisë me pakicë, një indicator direkt i konsumit, edhe për disa tremujorë, derisa të shuhet ndikimi I këtij aksioni në këtë tregues (shënim i Monitor).
Ndikimi, sipas grupeve
Sipas INSTAT, Indeksi i volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë në tremujorin e tretë 2015 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014 është rritur 7,8* përqind, i ndikuar nga nëngrupet: nëngrupi “Artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara” +3,7 pikë përqindje, duke dhënë në këtë tremujor ndikimin më të madh në indeksin e volumit të shitjeve në Tregtinë me Pakicë; nëngrupi “Pajisje të ndryshme elektro-shtëpiake, mobiljet dhe pajisje të tjera shtëpiake” +1,4 pikë përqindje; nëngrupi “Veshje, këpucë dhe artikuj prej lëkure” +1,1 pikë përqindje; nëngrupi “Artikuj të tjerë industrial në njësi tregtare të specializuara të pa klasifikuara në grupet e sipër përmendura” +1,1 pikë përqindje; nëngrupi “Produkte farmaceutike, mjeksore dhe ortopedike, kozmetike, parfume dhe të tjera të higjenës personale” +1,0 pikë përqindje; nëngrupi “Pajisje kompjuterike, informatike dhe të komunikacionit” +0,4 pikë përqind; nëngrupi “Libra, gazeta, artikuj shkollor, produkte të argëtimit, pajisje sportive, lodrat, lojrat dhe të tjera produkte industriale nënjësi tregtare të specializuara” +0,4 pikë përqindje;dhe nëngrupi “Artikuj të përzier kryesisht jo ushqimore në njësi tregtare jo të specializuara” +0,2 pikë përqindje.
Nëngrupi “Tregti me pakicë e Hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” -1,0 pikë përqindje; dhe nëngrupi “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare të specializuara” -0,3 pikë përqindje. /MONITOR/

/Shqiptarja.com