Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion të gjerë për kontrollin e të gjitha subjekteve në vend, që merren me tregëtimin dhe prodhimin e produkteve ushqimore.
Janë kryer kontrolle në tregje të hapura, në minimarkete, në subjekte që tregëtojnë mish e qumësht si dhe në të gjitha bizneset e tjera, për të parë se sa këto subjekte respektojnë kushtet për sigurinë ushqimore.
Nga kontrollet e kryera nga data 23-30 shtator, janë marrë 73 masa “Paralajmërim” për bllokim, është pezulluar një subjekt, si dhe janë vendosur gjoba ndaj biznesve që tregëtojnë pa plotësuar kushtet.
Në Tiranë janë kryer 32 inspektime dhe 3 biznese jane paralajmëruar për bllokim të aktivitetit pas problemeve të konstatuara.
Ndërsa në Durrës, brenda një javë AKU ka kryer 79 inspektime dhe ka dhënë 9 masa paralajmëruese. Rezultoi se një subjekt tregëtonte qumësht në mungesë të kushteve higjenike.
Në Shkodër janë gjobitur 19 nga 75 që janë inspektuar. Ndërkohë janë konstatuar dy subjekte që tregtonin qumësht në shkelje të kushteve higjienike, ndërsa në Vlorë janë paralajmëruar për bllokim 7 biznesë, pasi u konstatuan shkelje.
Edhe në Berat janë konstatuar shkelje, pasi 8 biznese nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare dhe janë paralajmeruar për bllokim nga AKU. Në total janë inspektuar 44 biznese në Berat.
Në Fier 3 biznese kanë mbylluar aktivitetin, pasi më heret janë gjobitur nga AKU për mungese të kushteve higjieono-sanitare. Ndërkohë 18 subjekte nga 36 të inspektuara janë paralajmëruar për bllokim dhe janë gjobitur.
Në Gjirokastër janë gjobitur 6 subjekte, ku gjobat varionin nga 15 deri në 60 mijë lekë. Gjithsej janë kryer 37 inspektime dhe 4 subjekte që tregtonin qumësht janë paralajmëruar për bllokim.
Në Dibër, nga 12 subjekte të inspektuara, AKU ka konstatuar shkelje në 4 prej tyre, të cilat janë paralajmëruar për mbyllje aktiviteti.
Në Korçë, AKU ka pezulluar aktivitetin e një biznesi pas shkeljeve të konstatuara. Ndërkohë në këtë qytet janë kontrolluar 51 subjekte, duke filluar nga tregjet, bar-kafete dhe fast-food-et.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO