Tregu i gjësë se gjalle ne qytetin e Vlorës në kushte skandaloze. Një vit me parë Bashkia e Qytetit të Vlorës i zhvendosi tregtaret të cilët shisnin në rrugën demokracia pranë sahatit të Vlorës , duke i çuar ata në periferi të qytetit, në fund të rrugës transballkanike.

 

Realiteti që duket nuk ngjason aspak me një treg, pasi gjithçka tregtohet mes pluhurit dhe baltës. Janë vetë tregtarët të cilët shprehen se do ishte me mire një treg ku të paguanin edhe taksën, vetëm te shisnin ne kushte normale.

Sipas tyre çdo blerës që kërkon të blej diçka për festat e fundvitit tërhiqet vetëm kur shef ambientin.

“Shumë kushte të këqija, ne jemi të detyruar të shesim në rrugë këtu në baltë, nuk di ndonjë vend tjetër ku mund të shesh,”tha një tregtare.

“Për mendimin tim të ndërtojnë një vend për shitjen e gjësë së gjallë dhe do paguajmë 1 deri në 2 mijë lekë, këtu mund të lagemi nga shiu, tani është ftohtë. Urdhëroni shikoni çfarë balte është këtu ka kushte shumë të këqija,”tha një tregtar.

“Çfarë kushtesh janë këto, lëre njëherë që është në fund të Vlorës, vendi nuk është i përshtatshëm për tregti, në ftomë në baltë në shi. Nëse bie shi a mund të shitet këtu?” deklaroi një tjetër tregtar.

Edhe pse ka qene vetë kryetari i Bashkise se Vlores, Dritan Leli, i cili u shpreh një vit me parë se shumë shpejt do të krijojë një treg të posaçëm për tregetaret e gjësë së gjallë, por gjithçka ka mbetur në premtim dhe asgjë në relitet ashtu si shumë gjëra të tjera në këtë bashki. 

d.c./shqiptarja.com