Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.06% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 7.44% dhe veprimtarinë e risigurimit me 0.50%.
Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zunë 38.48% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë 61.52% të totalit të tregut.
Gjatë vitit 2017, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,514 milionë lekë, ose 15.80% më shumë se në vitin 2016.
Sigurimi i Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë vitit 2017 arritën rreth 9,963 milionë lekë, ose 4.81% më shumë se në vitin 2016. Produkti MTPL e brendshme, në vitin 2017, pati një rritje prej 5.91% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.39% krahasuar me vitin 2016.
Produkti Sigurim Kufitar në vitin 2017 pati një ulje prej 7.27% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndersa numri i kontratave pati një rritje prej 5.79% krahasuar me vitin 2016. Produkti Karton Jeshil, në vitin 2017, pati një rritje me 4.39% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2016. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 3.54%.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë vitit 2017 arritën rreth 6,231 milionë lekë, 6.30% më shumë se në vitin 2016. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 19.09% krahasuar me vitin 2016. Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë vitit 2017, patën një rritje me 3.02% kundrejt vitit 2016.
Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive të cilat gjatë vitit 2017 siguruan rreth 2,563 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë me rreth 74.98%, të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me 15.25% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, gjatë vitit 2017, vihet re një rritje prej 3.59% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një ulje me 5.93% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me vitin 2016.
Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit, gjatë vitit 2017, arritën në rreth 1,190 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 3.77% në krahasim me vitin 2016.
Primet nga sigurimet e Jetës gjatë vitit 2017, arritën rreth 1,204 milionë lekë, ose 23.15% më shumë se në vitin 2016.
Dëmet e Paguara Bruto
Pagesat e dëmeve gjatë vitit 2017 u rritën me 15.80% krahasuar me vitin 2016. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,053 milionë lekë, apo 55.36% të totalit të dëmeve të paguara bruto.
d.c./shqiptarja.com