Tregu informal i taksive, bllokohet hetimi i Konkurrencës

Tregu informal i taksive, bllokohet hetimi i Konkurrencës

Taksi

Autoriteti i Konkurrencës nisi pak muaj më parë një hetim në tregun e taksive për shkak të ankesave ndaj disa operatorëve në treg. Por duket se avancimi i hetimit ka qenë i pamundur në kushtet kur një pjesë e mirë e institucioneve që duhet të kishin dërguar informacion pranë këtij autoriteti e kanë bërë atë me vonesë ose ende pritet që të mblidhet. Në një vendim të pak ditëve më parë, AK bëri me dije se raporti pritet të dalë jo më vonë se data 14 tetor 2019.

Në prill të këtij viti Autoriteti bëri me dije se tregu i taksive është vendosur nën hetim nga për shkak të ankesave që në drejtim të operatorëve në kryeqytet. Ankesat kanë të bëjnë me caktimin e çmimeve dhe tarifat në shërbimin e transportit të udhëtarëve me taksi në Tiranë. Hetimi paraprak përfshin periudhën nga 1 janari 2018 deri në 31 mars 2019.

Në objekt të hetimit do të jetë vlerësimi i tregut për të parë nëse ka apo jo shenja të kufizimit të konkurrencës. Në vëzhgimin e përgjithshëm të tregut Konkurrenca ka vlerësuar më herët se pavarësisht se ekziston një çmim tavan prej 250 lekësh për 1.5 kilometrat e parë si tarifë fillestare për shërbimin taksi kompanitë mund të kalibrojnë taksimetrin në vlera më të ulëta. Por rezulton që pothuajse të gjitha aplikojnë të njëjtën tarifë fillestare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës