“Ne duhet të gjejmë burime të tjera për energjinë, gazin”, u shpreh para dy ditësh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa foli për sanksionet që BE ka marrë kundrejt Rusisë për luftën e nisur.
Misioni për të gjetur burime të tjera, pra shtete të tjera për tu furnizuar me energji, naftë, gaz apo grurë tanimë është më i domosdoshëm se kurrë.
Që prej datës 24 shkurt 2022 kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës, tregu ndërkombëtar i energjisë elektrike, ka pësuar një rritje drastike të çmimeve.
Bazuar edhe në bursën HUPX, çmimi i energjisë, në 3 mars do të arrijë në 335.86 euro për megavat, nga 290.63 euro për megavat që regjistroi këtë të mërkurë, duke u shtrenjtuar nga dita në ditë me 65.23 euro për megavat.
Nga ana tjetër në raport me fillimin e luftës në 24 shkurt kur çmimi ishte 178.4 euro për megavat, energjia është shtrenjtuar 157.46 euro për megavat.
Një rritje e tillë e menjëhershme e energjisë elektrike vjen për faktin se rreth 35-40% e furnizimit me gaz natyror të Evropës sigurohet nga Rusia, dhe duke i bllokuar aktivitetin këtij shteti në kuadër të sanksioneve janë ulur edhe sasitë e gazit që sigurohen prej shtetit rus.
Rritja e çmimit të energjisë pak ditë më parë u konfirmua edhe nga qeveria shqiptare e cila i qëndron zotimit për të mos lejuar që fatura e kripur të prek familjet dhe bizneset e vogla.
Tabelë nga bursa HUPX
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4445
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mashtronin të huajt të investonin në bursa fiktive , pranga 2 administratorëve të Call Center-it në Tiranë! Në hetim 7 punonjësit
15 Dhjetor 2023, 12:07
-
Studentët e Filologjikut në protestë: Qeveria s’u është përmbajtur kushteve të kontratës për lëndët prioritare
17 Tetor 2023, 09:38
-
Tiranë/ Mashtronin grekë e italianë për investim në bursa, 6 të arrestuar, në kërkim administratori i Call Center! Sekuestrohen 110 kompjuterë
2 Gusht 2023, 11:24
-
VKM/ Bursë 40 mijë lekë për studentët që ndjekin degët prioritare, hiqet kriteri i mesatares! Ministrja Kushi: Me kusht të punojnë 3 vite në Shqipëri
29 Qershor 2023, 12:38
-
Hyjnë në bursë bashkitë e kompanitë shtetërore, kreu i AMF: Sinjal pozitiv për tregun! Ibrahimaj: Ky treg nxit investimet, do rrisë punësimin
26 Maj 2023, 17:31
-
Platforma të reja tregtimi përveç Bursës, ja çfarë parashikon rregullorja e AMF-së
4 Prill 2023, 12:29
-
Mashtronin të huaj duke u paraqitur si agjentë që të investonin në bursën fiktive Forex, në pranga 2 të rinjtë në Tiranë
25 Janar 2023, 11:10
-
‘Ajo është një UFO’, fenomeni i veçantë atmosferik në Turqi që mahniti banorët
21 Janar 2023, 20:26
-
Kursimi i qytetarëve heq fashat
4 Tetor 2022, 11:11
-
Çmimi i energjisë dhe kriza energjetike, Meta: Qeveria gënjen, ka dështuar së menaxhuari sistemin! Po mbifaturon shqiptarët
28 Shtator 2022, 13:48
-
Katastrofa e energjisë, në bursa arrin 1047 euro MWh, furnizimi në mëshirë të fatit
30 Gusht 2022, 13:29
-
Thellohet kriza energjetike, një megavat kapërcen në 511 euro! Vetëm në korrik u importuan 67 mln euro, qeveria paralajmëron kufizim të dritave në shtator
25 Korrik 2022, 08:40