Tregu i Merkatës në lagjen "Rus" të Shkodrës nuk plotëson as kushtet më minimale të tregtimit të produkteve të bulmetit.
Janë vetë tregtarët e këtij tregu që e pranojnë një fakt të tillë.
Ato shprehen se nuk po merret asnjë masë për rregullimin apo sistemimin e tregut. Problem është shitja e produkteve të tyre, pasi qëndrojnë gjatë ditës mes pluhurit dhe baltës, ndërkohë edhe tregu i ri i ndërtuar në këtë zonë është jashtë funksionit.
“Kam 23 vjet që shes, i kam paguar të gjitha taksat shtetit, por nuk punohet kështu si mund ta tregtoj djathin në këto kushte?
Kushtet e tregut janë skandal, ka kohë që është kështu. Nuk marren as masa asgjë, nuk ka as banjo”, shprehen tregtarët.
Pavarësisht premtimeve nga Bashkia Shkodër për ndërhyrje dhe sistemim të tregjeve, situata vijon të mbetet e njëjtë.
Si rrjedhojë, duke parë mos funksionimin e tregjeve, tregtarët detyrohen të dalin të shesin edhe në trotuare.
[gallery]23846[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO