TIRANË, 18 Dhjetor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten në mesditë leku ka fituar pikë ndaj monedhës së përbashkët evropiane, ndërsa ka humbur pikë me dollarin krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dollar u këmbye me 113.74 lekë ose 1.16 lekë më shumë dhe euro ruajti të njëjtin kuotim 140,25 lekë sa një ditë më parë.
Ekspertët e tregut shprehen se, kursi në vend reflekton ecurinë e tregjeve ndërkombëtare, ndërsa referuar sezonalitetit që përkon me festat e fundvitit, pritet rritje e fluksit hyrës të euros nga emigrantët dhe rënie të vlerës së saj. Gjithësesi theksojnë ekspertët, luhatjet e tregut valutor janë brenda kufijve të parashikuar nga Banka Qendrore. e,xh//m.m/