TIRANE, 15 Janar /ATSH-E,Xhajanka/- Banka e Shqipërisë bëri të ditur sot se, Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) vijoi të përmirësohet për të pestin tremujor rresht, duke u rritur me 1.6 pikë në tremujorin e katërt të vitit 2014.
Rritja e Treguesit të ndjesisë ekonomike (TNE) sipas Vrojtimit tëbesimit të biznesit dhe vrojtimit tëbesimit të konsumatorit, në këtë tremujor u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit, të shërbimeve dhe të tregtisë.
Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e industrisë dhe rënia e besimit të konsumatorëve dhanë kontribut negativ në treguesin e agreguar. Niveli aktual i TNE-së qëndron 1.5 pikë mbi mesataren historike, për herë të parë që prej katër vitesh (që nga tremujori i katërt i vitit 2010). /a.ke/









