Ballkani i Hapur, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës në ‘Pa Protokoll’: Ti themi po nismës që të jemi pranë aleatëve evropianë, Prishtina të mos izolohet

Vizita e kancelarit gjerman në Ballkan ka 'ndezur' sërish çështjen e 'Ballkanit të Hapur' dhe mosaprovimit të Kosovës në këtë nismë. Scholz mbërriti ditën e sotme në Prishtinë ku pati edhe një takim me  Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti i cili u shpreh se ka një mbështetje nga Gjermania.

Zhurma  e Open Balkan dhe qëndrimi i Kosovës nëse është marrëveshje vetëm ekonomike apo ka konotacione politike ka qenë pikërisht edhe tematika e mbrëmjes së sotme në Pa Protokoll në Report Tv. Deputeti i PD-së u shoreh në Pa Protokoll se Kosova është në një pozitë mjaft të vështirë pasi njihet si krahinë autonome pjesë e Serbisë. Sipas tij duhet të ketë një mbështetje nga Shqipëria e cila duhet ta ketë prioritet. 

"Në rast se Kurti do kishte shkuar në Ohër do të ishte dorëzim të sovranitetit. Kosova njihet si krahinë autonome dhe pjesë e Serbisë. Prishtina në refuzim ka qenë shumë  e vëmendshme në këtë gjë. Suksesi ekonomik i kësaj nisme, Jugosllavia të nënshtruar në jugosllavi është më me sukses se OpenBalkan. Popujt e Ballkanit, panë që Jugosllavia panë që po përdorej si një 'baçe' e Serbisë. Popujt e Jugosllavisë ishin të privuar, solli hegjemoni ekonomike serbe. Shqetësimi i Open Balkan është i njëjti motiv i hegjemonisë serbe që përfundoi në luftë. Prandaj Scholz sot injoroi Open Balkan me Kurtin.- tha deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku në Pa Protokoll.

Një deklaratë e fortë ka ardhur nga nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj i cili u shpreh Pro nismës Open Balkan si një mundësi e partneritetit evropian dhe perëndimor.

Kemi bërë përpjekje që ta anëtarësojmë Kosovën në çdo organizatë të mundshme. Dhe qasja jonë ka qenë tillë. Ballkani Hapur është një koordinim mes shteteve mund të pajtohen ose jo që të merren vesh për tema të ndryshme. Kam përshtypjen e pikëpamjet e Kosovës janë qasje partiake. jam i mendimit sidomos pas takimit, është me rëndësi për republikën  e Kosovës që ti thonë PO Ballkanit të Hapur që ta kemi mbështetje të partnerët tanë evropian. Ne duhet ta përdorim situatën e re politike për të qenë konstruktiv, kreativ që mos të izolojmë Kosovën. Aktualisht e Kosovës është shndërruar në një shtet që po merr rolin e një shteti që prish plane dhe nuk di ta paraqesë integritetin e saj në rajon.

Shqipëria dhe vendet e tjera janë me shpejtësi të parë ndërsa Kosova me të fundit."- tha Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj.

G.MO/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 11/06/2022 01:00

    Hoxha është zagar i vucicit-thaqit-Edvin shqipfolësit…!

    Përgjigju
  • Gradishta: 11/06/2022 00:12

    Aktualisht Shqipëria në gjithë kufirin e saj toksor kufizohet nga shqiptarë,mëkat ë së kaluarës kjo,por të mos pranosh sot që këto kufi të jenë simbolikë jo vetëm midis shqiptarësh por dhe fqinjve tanë të cilët duam s'duam ne janë aty dhe si të tillë aty po do jenë në shekuj , prandaj lipset të shikojmë para drejt mirëkuptimit e paqes në rajon,çdo qëndrim tjetër i shërben mbajtjes së Ballkanit fuçi baruti.

    Përgjigju
    • Lexues: 11/06/2022 10:48

      Di ti ndonje konflikt, ne gjithe historine tone, qe e kane filluar shqiptaret ndaj fqinjeve? Prandaj ato „lipset“ shko thuaja serbo-malazezve. Te jesh i sigurte, se pervec Kosoves, te gjithe kufijte e tjere jane shume reale, sepse jane me vende ku ende shtypen e diskriminohen shqiptaret.

  • Beni: 10/06/2022 22:53

    Kjo qeveri kete gje vetem ka ber te mire ballkanin e hapur , duhet te kemi nje fqinjesi te mire dhe jo te ushqejme nacionalizmin e semure . Ne BE nuk na fut njeri keshtu qe te pakten te bashkepunojme me fqinjet per te miren e vendit dhe mos te degjojme propagandat e disa politikaneve qe duan te hedhin helm

    Përgjigju
    • Lexues: 11/06/2022 07:34

      Cfare bashkepunimi do besh me ujqerit dhe cfare te mirash mund te presesh prej tyre? Bashkepunimi se pari kerkon te ndash vlera te perbashketa. Serbia eshte aleati nr. 1 i Rusise ne Evrope, i sheh shqiptaret si agresore te sovranitetit te saj dhe nuk denon asnje nga krimet qe ka kryer ne Kosove ne 87 vite pushtim.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë