Trajneri i Francës Didier Deschamps pret një Shqipëri të fortë në ndeshjet e dyta në grup. Tekniku i ‘gjelave’ para ndeshjes me kuqezinjtë shprehet se do të jetë mjaft e vështirë, nisur nga paraqitja e Shqipërisë përballë Zvicrës ku ishte shumë pranë barazimit edhe pse ishte me 10 lojtarë.
 
“Të mërkurën në “Velodrom” na pret një sfidë e komplikuar. Shqipëria është një kundërshtar i fortë. Edhe me 10 lojtarë kundër Zvicrës, krijuan mjaftueshëm raste për të barazuar, por i dhuruan në fund. Është skuadër shumë e organizuar nga një trajner italian”deklaroi francezi.
 
Franca dh Zvicra kryesojnë grupin A me nga 3 pikë, ndërsa Rumania dhe Shqipëria do të kërkojnë me cdo kusht pikët në ndeshjet e dyta për të mbajtur gjallë shpresën për të kaluar grupin.


d.b/shqiptarja.com