Rreth 20  persona kanë humbur jetën dhe dhe 50 të tjerë u plagosën pas një përplasje mes dy trenave nw Kairo, Egjipt.

Treni i pasagjerëve me të cillin udhëtonin një numër i madh personash u përplas me një tren mallrash. Nga përplasja e dy trenave u formua një vatër shume  madhe zjarri që shkaktoi vdekjen e shumë personave.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për shtyp tha se numri i viktimave ka gjasa të rritet. Autoritetet egjiptiane po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Televizioni shtetëror dhe zyrtarët egjiptianë  konfirmuan  bilancin e aksidentit.