Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi se numri i infektimeve me COVID-19 është rritur për të gjashtën javë radhazi, me mbi 4 milionë raste të raportuara në javët e fundit, në te gjithë botën.
Përveç infektimeve edhe numri i viktimave është rritur me 11% javët e fundit, duke bërë që mbi 71 mijë persona të humbasin jetën si pasojë e koronavirusit.
Vendet në të cilat është raportuar numri më i lartë i viktimave është India, Brazili, SHBA, Turqia dhe Franca.
OBSH ka kritikuar gjithnjë hendekut në furnizimin e vaksinave kundër COVID-19, mes vendeve të pasura dhe të varfëra, pasi kjo mund të sjelli rrezikun e rritjes së rasteve të infektimeve në vendet në të cilat ende nuk ka mbërritur asnjë dozë.
Megjithatë pavarësisht paralajmërimeve nga OBSH për “zhdukjen” e këtij hendeku përmes solidaritetit dhe dhurimit të vaksinave një gjë e tillë ende nuk është bërë realitet.