“Trëndafilin kur ta dhashë”, tradita shqiptare në skenë! Ansambli çel sezonin e ri, këngë e valle nga i gjithë vendi

Këngët më të bukura shqiptare dedikuar dashurisë rikthehen në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Trëndafilin kur ta dhashë” titullohet koncerti i ngjitur këtë fundjavë në skenë nga trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke prezantuar një udhëtim muzikor nga Veriu, Shqipëria e Mesme deri në Jug e ku u përjetua pasuria kulturore, magjia e këngës shqipe dhe bukuria e valleve tona tradicionale.

“Trëndafilin kur ta dhashë” është një triptik muzikor do të thosha, i ndarë në tri krahina, në tre zona të Shqipërisë: në Shqipërinë e Mesme, në Shqipërinë e Veriut dhe në Shqipërinë e Jugut. Do të përmbajë një repertor kryesisht me lajtmotivin e dashurisë, këngë, valle korale, të cilat trajtojnë të gjitha tematikën e dashurisë.”, - thotë drejtuesi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Sokol Marsi.

Shfaqja sipas Marsit vjen premierë dhe çel sezonin për periudhën janar-korrik, edhe pse më herët ajo është ngjitur në skenë në periudhën e pandemisë, por pa publik. Pjesë ishin solistët e Ansamblit Kombëtar, grupi i valleve, grupi vokal dhe orkestra. Publiku shijoi mes të tjerash vallen e Çamërisë apo vallen e Shqipërisë së Mesme, ndërkohë që qershia mbi tortë ishte Kërcimi i Tropojës interpretuar nga trupa e Ansamblit.

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq