Ngjyra, simbole herë të lexueshme e herë të padeshifrueshme, djem me një dëshirë për të bërë art por në mënyrën e tyre. Një panoramikë e tillë shfaqej teksa kamera e A1 Report dhe e emisionit rreze dielli avitej për të kuptuar diçka më tepër drejt një kulture të re, e cila ndonëse në pak kohë ka nisur të ushtrohet duket se nga çasti në çast pritet të përhapet më tepër se kaq.

E ndërkohë që shohim të rreshtuara në tokë ngjyra të shumëllojshme mendojmë sesi do të mund të realizohen ato vizatime që jemi mësuar ti shohim vetëm në filma dhe në klipe hip-hopi. Megjithatë grafitet janë më të lashta se kaq. Historia e tyre daton që në lashtësi e pikërisht në kohën e Romës së lashtë duke vijuar më pas me qytetërime të tjera të lashta, si në Greqi, etj. Por si mbërrijnë grafitet në ditët tona. Cilat janë shtetet dhe kulturat tek të cilat janë më tepër të praktikuara?

Duket se mënyra më e mirë për të përçuar simbole apo thjesht për të shprehur veten nëpërmjet një lloj arti të caktuar ka lindur si një nevojë e grupimeve të ndryshme të cilët në mënyrë të shpejtë e shpesh herë ilegale kanë mundur t’a shpalosin këtë art deri diku rruge. Siç kemi parë rëndom në geto të ndryshme të shfaqura në filma apo klipe në amerikane, kultura hip-hop e djemve të rrugës është rritur dhe evoluar së bashku me këto grafite të cilat vetëm sa skalitnin në mure të ndryshme të qyteteve idetë, mendimet apo dhe thjesht abstraksionet.

Ndërkohë një kulturë e tillë ndonëse e vonuar në disa dekada nga pjesë të tjera të botës, është duke çelur dhe duke ardhur përshtatur me kulturën tonë risi të cilat jemi mësuar t’i shohim të largëta nga realiteti ynë. Për këtë arsye kamera e A1 Report i është drejtuar një prej mjediseve jo shumë të përshtatshme të jemi të sinqertë ku disa djem të rinj, ushtrojnë artin e të bërit grafiti. Kush janë dhe problematikat që këta djem duan të përçojnë bëhen me dije në këtë kronikë me shpresë që edhe tek ne kultura e të bërit grafiti të kthehet pse jo në një mënyrë të efektshme për të bërë art.

Për të na shpjeguar më tepër rreth këtij arti, Besmir Malo, i cili prej rreth 6 vitesh interesohet për këto piktura murale shprehet se do të kishte dëshirë që personat që merren me grafitet të kenë mundësi të zotërojnë një hapësirë ku mund të ushtrojnë këtë pasion të tyre. Sipas tij, grafitet përfaqësojnë një botën të mbushur me ngjyra dhe janë realizime mjaft të këndshme, të cilat kanë nisur të tërheqin të rinjtë.

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com