Trepça, Danas: Serbia i kërkon
Kosovës kompesim për minierën

Trepça, Danas: Serbia i kërkon<br />Kosovës kompesim për minierën
Konflikti në mes të Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me pronësinë e Trepçës sipas të gjitha gjasave do të zgjidhej me kompensim, raporton gazeta serbe, Danas duke u mbështetur në burimet brenda qeverisë së Serbisë.

Kjo do të thotë, shkruan më tej Danas, që përmes parave të Kosovës apo në ndonjë mënyrë tjetër, Serbia do të kompensonte humbjen e pretenduar nëse Trepça përfundimisht kalon në pronësi të Kosovës. Kjo, sipas burimeve të gazetës serbe do të ishte e pranueshme edhe për qeverinë serbe.

Zyrtarët qeveritarë serbë që i kanë folur ‘Danas’ në kushte anonimiteti kanë thënë se për këtë çështje duhet patjetër vetëm marrëveshje politike e jo ndonjë vendim gjykate.

Gazeta serbe më tej shkruan ndonëse të gjithë presin që Isa Mustafa dhe Aleksandar Jabllanoviq të bisedojnë për këtë çështje më 9 shkurt kur të takohen në Bruksel me ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini, kjo gjë megjithatë nuk do të ndodhë.

“Trepça nuk do të jetë temë e këtij takimi. Brukseli nuk ka dërguar asnjë listë temash në Beograd dhe me sa kemi informacion, asgjë nuk iu është dërguar as autoriteteve në Prishtinë”, ka thënë një burim qeveritar për ‘Danas’, transmeton Indeksonline.

Qeveria Mustafa bëri përpjekje që me procedurë të shpejtuar të kthej Trepçën në pronësi të shtetit të Kosovës, por kjo gjë nuk u bë me arsyetimin zyrtar se duhet verifikuar çështjen e borxheve të kompanisë. Qeveria e Serbisë ka reaguar ashpër, duke nxitur ministrat serbë që të kërcënohen me largim nga qeveria nëse Trepça bëhet pronë e shtetit të Kosovës.

Momentalisht disa qindra minatorë të minierave të Stan Tërgut janë në grevë duke e kundërshtuar shtyrjen e kthimit të Trepçës si pronë të shtetit. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf