Trepça, Gjuriç: Serbia nuk heq dorë
mendimet e tilla janë vetëm iluzione

Trepça, Gjuriç: Serbia nuk heq dorë<br />mendimet e tilla janë vetëm iluzione
Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriçka theksuar se Serbia nuk do të heqë dorë nga Trepça, ndërsa i cilëson iluzione të gjithë ata që mendojnë të kundërtën.

Gjuriç është shprehur se në Bruksel më 9 shkurt do të bisedohet për krijimin e Asociacionit serb të Komunave si dhe për çështjen e pasurisë dhe jo vetëm për Trepçën, por edhe “për shumë pasuri të tjera esenciale për jetë".

“Zgjidhja e çështjes së pasurisë është pjesa esenciale e normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë”, ka thënë ai.

Marko Gjuriq duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të ndërrohet ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, ka thesuar se Serbia kërkon stabilitetin e Kosovës dhe këtë anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës duhet ta përmbushin.

“Nëse anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës nuk japin rezultate të këtë segment, ndoshta edhe dikush nga Beogradi do të kërkojë përgjegjësi”, ka theksuar Gjuriç.

Marko Gjuriç konsiderohet si personi që ka pasur ndikimin kryesor në emërimin e ministrave serbë në Qeverinë Kosovës. Ai për këtë, në prag të formimit të Qeverisë së Kosovës, kishte qëndruar në Prishtinë dhe kishte zhvilluar takime e biseda me përgjegjës të Kosovës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf