/ATSH/.-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka dërguar një letër minatorëve të Trepçës, të cilët i ka siguruar se Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe të mundshme ligjore, që statusi i Trepçës të zgjidhet një herë e përgjithmonë në interes të minatorëve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Në letër, kryeministri Mustafa, ka sqaruar hapat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës, të cilat kanë evituar falimentimin e Trepçës dhe kanë siguruar perspektivë zhvillimore për të.
Kryeministri Mustafa po ashtu ka shprehur përkushtimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar asnjë veprim që do të dëmtonte interesat e Trepçës dhe të shtetit të Kosovës, duke apeluar për ndërprerjen e grevës dhe që të gjithë së bashku t'i përkushtohen punës në interes të vendit, në interes të shtetit të Kosovës.
Kryeministria e Kosovës njoftoi mbrëmë se Këshilli grevist i minatorëve të Trepçës tashmë e ka pranuar këtë letër.
/Shqiptarja.com