/ATSH-B.Jashari/- Në Trepçë viti 2014 shënon prodhim rekord në 15 vitet e fundit.
Menaxheri i Ndërmarrjes Trepça, Ahmet Tmava, bëri të ditur se ka gadishmëri të institucioneve kosovare që të përcaktojnë statusin e Trepçës, si një ndërmarrje publike me një ligj të veçantë dhe t'i jepen hapësira për zhvillim".
Aktivizimi i Trepçës do të jetë një sfidë e madhe për Kosovën, theksohet në një analizë të prezantuar ditë më parë në qytetin e Mitrovicës.
Pasuria minerare e nëntokës së Trepçës arrin vlerën së paku 13 miliardë euro, sipas një studimi të fizibilitetit të kryer nga ekpertë vendorë dhe ndërkombëtarë, vite më parë, por mendohet se kjo vlerë është edhe shumë më e lartë.
Trepça, me minera plumbi, zinku, argjendi e ari, ka pasur rreth 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës 15 vite më parë e gjeti Trepçën me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial.
Sipas historikut të Trepçës, hulumtimet e para gjeologjike kanë filluar në vitin 1924 nga gjeologët anglezë, ndërsa dy vite më vonë (në 1924) në Londër formohet një shoqëri aksionare e njohur me emrin "Trepça Mines Limited", e cila merr në koncesion shfrytëzimin e këtij vendburimi minerar për 50 vjet, e në vitin 1930 fillon prodhimi provues i minirealizimeve të sulfurit dhe plumbit.
/Shqiptarja.com