/ATSH/.- Synimi për të ardhmen e Trepçës gjendet në deklaratën financiare të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike. Projektligji i miratuar në qeveri, me të cilin do t'i zgjatet status-quoja për një kohë të gjatë Trepçës, ka të bashkëngjitur edhe një dokument - deklaratën financiare.
Në të thuhet se minierat dhe flotacionet të ndahen nga ndërmarrja shoqërore Trepça dhe të shndërrohen në ndërmarrje publike me pronar Republikën e Kosovës.
Kështu shkruan sot Koha Ditore, sipas së cilës një burim ka thënë që shteti i do në pronësi minierat dhe flotacionet në Stantërg; minierat dhe flotacionet në Kishnicë dhe Artanë; minierat dhe flotacionet në Kopaonik e Leposaviç; Metalurgjinë e plumbit në Zveçan; dhe Metalurgjinë e zinkut në Mitrovicë.
Janë 14 njësi të tjera të Trepçës që qeveria do që të privatizohen.
/Shqiptarja.com