Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, pezullohen përkohësisht pushimet vjetore të punëtorëve

Trepça shpall gjendje të jashtëzakonshme, pezullohen përkohësisht pushimet vjetore të punëtorëve

Miniera e Stantërgut

Menaxhmenti i ndërmarrjes publike, Trepça, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka vendosur që të pezullojë përkohësisht pushimet vjetore të punëtorëve.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, sipas vendimit të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, vjen me qëllim të “realizimit të planit të biznesit për sasinë e koncentratit të humbur gjatë ditëve të grevës”.

Ndërkaq, pushimet vjetore janë pezulluar përkohësisht për muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

Punëtorët e ndërmarrjes Trepça hynë në grevë në korrik deri më 14 gusht, për shkak të mosekzekutimit të pagave për muajt qershor dhe korrik, si dhe për shkak të mungesës së shujtave ditore për ushqim.

Më 14 gusht, Qeveria e Kosovës ndau 4 milionë euro për pagat e minatorëve të gjigantit metalurgjik Trepça.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se kjo shumë u nda për të tejkaluar krizën aktuale, pasi “ndërmarrja nuk ka arritur t’i sigurojë pagat nga prodhimi”.

Menaxhmenti i Trepçës, më 31 korrik, mosekzekutimin e pagave e kishte arsyetuar në mungesë të mjeteve financiare dhe rënie të prodhimit.

Në një situatë të ngjashme, minatorët e Trepçës e kishin gjetur veten disa herë edhe gjatë vitit të kaluar.

Në fund të muajit tetor të vitit 2023, për dhjetë ditë me radhë ata qëndruan në grevë brenda minierës pikërisht për shkak të mosrealizimit të pagave dhe ankesave për kushtet e punës.

Produktet kryesore që Trepça prodhon janë koncentratet e plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve të tjera. Miniera e Stantërgut, që gjendet në rajonin e Mitrovicës, është vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes.

Kompleksi metalurgjik Trepça është shoqëri aksionare dhe 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Dhjetor, 08:38

    A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Sali Berisha është xhindosur kaq shumë me Lul Bashën?!

Ylli Pata: Pse Sali Berisha është xhindosur kaq shumë me Lul Bashën?!