PRISHTINË, 22 Janar /ATSH/.- Minatorët e Trepçës në Stantërgu kanë pezulluar sot rreth orës 17:00 grevën e tyre, për një periudhë 1-mujore, njoftoi për ATSH-në zyra e shtypit e komunës së Mitrovicës.
Në njoftim bëhet e ditur se ky ka qenë një sugjerim i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.
Njoftimi thekson se, minatorët e filluan grevën para dy ditësh, me kërkesën e vetme që institucionet e Republikës së Kosovës të aprovojnë ligjin për Trepçën, me të cilin ajo do të shndërrohet në kompani publike dhe do të shpëtohej kështu nga likuidimi i planifikuar./b.j//m.m/