Një djalë trevjeçar humbi jetën pasi babai i tij e la brenda në makinë ndërsa shkoi të blinte në një market.
Pas pune i ati me fëmijën në makinë kishte ndaluar në një market në Kalamazoo County, Michigan. Vetë hyri në market ndërsa të voglin e la në makinën e parkuar pranë marketit.
Policia po heton për të verifikuar sa orë ka qëndruar në makinë i vogli që i ka shkaktuar humbjen e jetës. Aktualisht është e paqartë nëse prokurorët planifikojnë të ndjekin kallëzim penal kundër babait të djalit në këtë moment dhe hetimet janë duke vazhduar.

Komente

