Tri fakte që Berisha komandon PD

Tri fakte që Berisha komandon PD

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Në kongresin e parë që drejtonte si kryetar i PS Edi Rama, Fatos Nano nuk ishte në sallë. Militantët janë sa nostalgjikë aq edhe intuitivë për të kuptuar se jo gjithmonë ai që rri në krye të tavolinës është edhe dollibashi.

Nuk dihen shkaqet e mungeses së Nanos, por qysh nga ajo ditë socialistët kuptuan se një shef i ri komandonte. Në të kundërt historia e PS dhe Ramës do të ishte tjetër.

Prezenca e Sali Berishës në kongres tregoi se për kë rrahin zemrat e asaj që quhet “bërthama e fortë” e demokratëve dhe kush është lideri shpirtëror dhe faktik i tyre.

Së dyti, Basha u kujdes që në statut të shkruhej ai si pronar i vulës së PD. Gjynah që nuk e ka kuptuar që partitë nuk janë ndërmarrje biznesi, por mbi të gjitha frymë. Nëse në votime vlen vota e elektoratit gri, në parti vlen vota e militantit. Dhe keta nuk pyesin për statute dhe vula.

Kongresi i PD tregoi se Berishës nuk i duhet fare vula qe të komandojë zemrat e demokratëve dhe të vendosë se kush do drejtojë atë parti, gjithmonë si mëkëmbës i tij. Rishtas ia la Bashës vulën, por jo timonin.

Së fundmi, Berisha tregoi se është një kafshë politike e klasit të parë. Me dy fjalë mbylli historinë që Gaz Bardhi po e rrotullote në gojë dhe Basha nuk ia mbante ta thotë. Ka dy muaj që këta të fundit merren me sofizma ligjore, me do hyjmë në kuvend apo jo dhe nëse hyjmë si do hyjmë.

Në një minutë me dy fraza Berisha qartësoi vijën politike për vitin që vjen: “Do hyjmë dhe do rrëzojnë Edi Ramën”. Kjo quhet lidership dhe qartësi politike që demokratët kanë tetë vite që po e qajnë.

Në tetë vitë Lulzim Basha ende nuk e ka kuptuar se për një komandant nuk ka rëndësi nëse vendos drejt apo gabim, majtas apo djathtas, por duhet të tregojë vendosmëri dhe të kërkojë bindje. Dhunti qe tetë vite nuk i mjaftuan ta zhvillojë. Ndoshta i duhen edhe tetë të tjera./Dritane.net

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë