TIRANE-Shtëpia filmike "Klube Studios" nga Adrian Paci dhe Roland Sejko, "Lissus Media", e Andamion Muratajt dhe "On Film Production" e Fabrizion Bellomo dhe Nico Angiuli janë tri shtëpitë filmike fituese të projektit MEMORIA në Bari të Italisë, nga gjithsej 50 projekte konkuruese dhe gjashtë fituese.
Pjesëmarrja me të drejta të plota të shtëpive filmike shqiptare në këtë konkurs është rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që u lidh në shtator të vitit të kaluar në Otranto, mes Qendrës Kombëtare Kinematografike dhe Apulia Film Comission.
Pjesëmarrja me të drejta të plota të shtëpive filmike shqiptare në këtë konkurs është rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që u lidh në shtator të vitit të kaluar në Otranto, mes Qendrës Kombëtare Kinematografike dhe Apulia Film Comission./ATSH/