Pogradeci mirëpriti edicionin e radhës së Triathlon Pogradec. Garuesit u përballën në tre disiplina: not, çiklizëm dhe vrap.
Në kategorinë Sprint, sportistët garuan në 750 metra not, 20 kilometra çiklizëm dhe 5 kilometra vrap.
Ndërsa në kategorinë Olimpik, gara përfshiu 1500 metra not, 40 kilometra çiklizëm dhe 10 kilometra vrap.
Në kategorinë Olimpik, i pari që kaloi vijën e finishit ishte sportisti nga Kosova, Albion Ymeri, i cili e vlerësoi garën si një sfidë të veçantë sportive.
Edhe në kategorinë Sprint triumfoi një sportist nga Kosova. Genc Isufi u rendit i pari, duke treguar se segmenti më i vështirë për të ishte ai i notit.
Mes pjesëmarrësve ishte edhe Andon Senka, shqiptar që jeton në Selanik. Pavarësisht një ngatërrese të vogël gjatë itinerarit, ai arriti ta përfundojë garën.
“Triathlon Pogradec” mblodhi gjatë fundjavës, 120 sportistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Gjermania dhe Britania, duke e kthyer qytetin liqenor në një qendër të rëndësishme të sporteve.
Komente






