Trikoja e djegur me cigare e artistit të famshëm nxirret në ankand

Trikoja e djegur me cigare e artistit të famshëm nxirret në ankand

Kurt Cobain me trikon jeshile gjatë koncertit

Trikoja e yllit të grupit Nirvana, Kurt Cobain është nxjerrë në ankand.

Këngëtari e veshi trikon gjatë koncertit më të rëndësishëm të tij me grupin Nirvana në 1993.

Trikoja jeshile e djegur me cigare mund të shitet nga 200 deri në 300 mijë dollarë në ankand.

Sipas shtëpisë së ankandeve "Julien", Kurt Cobain nuk preferonte të dilte në skenë me veshje spektakli.

Sipas mediave të huaja, trikon që ai mund edhe ta ketë blerë në një dyqan rrobash të përdorura, ishte prodhuar në vitin 1960,  kishte plot njolla e madje edhe vrima të shkaktuara nga djegia me cigare.

Cobain e kishte veshur në performancën më të rëndësishme të tij, ndaj edhe ekspertët e konsiderojnë trikon ‘të shenjtë’ dhe gjënë më të vlefshme të tij që ka dalë ndonjëherë në shitje.

Kujtojmë  që Kurt Cobain ishte përdorues heroine dhe kreu vetëvrasje në vitin 1994.

Trikoja jeshile e nxjerrë në ankand

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja