“Trima s’ka vetëm jugu dhe veriu”, befason Majko: Burra ka Shqipëria e Mesme, i kanë dalë zot vatanit

Tirana përkujtoi sot 76-vjetorin e Konferencës së Pezës, një prej ngjarjeve më të mëdha e më të rëndësishme të popullit shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, për bashkimin e shqiptarëve kundër pushtuesve. Veteranë lufte, përfaqësues të ekzekutivit, deputetë e drejtues të pushtetit vendor, nderuan veprën dhe sakrificën e të gjithë të rinjve e të rejave që iu bashkuan kauzës së luftës për çlirimin e vendit.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka thënë se burra trima s’ka vetëm në jug dhe veriu, por edhe Shqipëria e Mesme.

Kujtojmë ato ditë të veçanta 76 vjet më parë kur ekzistonin dy Shqipëri, njëra nën okupim dhe njëra këtu në Pezë, ku nisi shkëndija. Duhet t’i themi disa gjërat ashtu siç janë për historinë: Ata që thonë jo veriu, jo jugu, ta dinë se edhe në Shqipërinë e mesme ka pasur burra trima që i kanë dalë zot vatanit. Kjo është arsyeja pse mblidhemi sot të gjithë këtu, për të kujtuar dhe për t’i dhënë vendin që duhet asaj që është shkruajtur nga historia dhe nga aktet që i bëjnë nder këtij populli dhe këtij kombi.

Pandeli Majko, ministër i Diasporës

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 16/09/2018 22:21

    Nuk ka Shqiperi te mesme por Gegeni qe mbaron ne lumin e Shkumbinit, dmth aty ku fillon Toskeria. Termi eshte me shume i perdorur ne aspektin gjeografik. Megjithate ne kete zone ja vlen te theksosh qe perandoria osmane ka lene me shume gjurme... pra Kruje, Tirane, Durres, Elbasan,Kavaje etj.

    Përgjigju
  • tani: 16/09/2018 18:40

    me thuaj nje kryengritje ne shqiperine e mesme pervec haxhi qamilit.shqiperi e mesme ka pasur vetem nje burre ne historine e saj Myslym Peza.te tjeret kane qene pijanece,tradhetare,jevgj dhe turq

    Përgjigju
  • Loni: 16/09/2018 18:01

    Burra ka Pasur gjithe shqiperia , dhe mormal edhe shqiperia e mesme, por cuditem pse e paska marre vesh kaq vone pandela

    Përgjigju
  • Labi: 16/09/2018 15:43

    O Pandeli djali..po kontrolloi pak emocjonet more djal se kur te rremben Emocioni humbet kontrrollin e tonit (vokal)dhe nuk tingellon mire ne veshin e nje Labi.sigurisht qe edhe shqiperia e mesme ka patur edhe ka Burra.te uroj shendet.

    Përgjigju
  • Latif: 16/09/2018 15:09

    Ka pas e gjithe Shqipnia pa dallim por tani ska ma. Sa per ty o Majko nuk flet dot nje burrec per burrni apo burreri.

    Përgjigju
  • Silvia: 16/09/2018 14:51

    Po cfare kerkon z.Majko atehere ne Peze! Burrat e dheut e thone vete fjalen e tyre dhe per ta flet historia dhe jo llustraxhia!

    Përgjigju
  • Populli: 16/09/2018 14:33

    Bravo Zoti Majko Me ju kryeminister Shqiperia do kishte ecur shume me perpara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg