Juventusi dhe Paolo Dybala janë treguar të frikshëm në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të “Champion League”. ‘Zonja e vjetër’, e cila në këtë sfidë kishte të padisponueshëm Cristiano Ronaldo-n, ka mposhtur me shifrat 3-0 Yang Boys falë ‘tripletës’ së Paolo Dybalës, argjentinasit që nis në këtë mënyrë serinë e golave në kompaticionin më të lavdishëm të kontinentit të vjetër. Sfida ishte e vlefshme për Grupin H.
Ndërkohë në Grupin F, Manchester City, pas humbjes në ndeshjen e parë kundër Lyon, ka fituar me përmbysje 1-2 kundër Hoffenhaim. Skuadra e Guardiolës e pa veten në disavantazh që në minutën e parë, pasi Belfodil zhbllokoi shifrat për vendasit.
Ndërkohë Aguerro 7-t minuta më vonë risolli baraspeshën, ndërsa Silva në limitet e kohes së rregullt realizoi golin trepikësh për ‘qytetarët’. Si rrjedhojë merr frymë lirshëm Guardiola, pasi në rast të një rezultati tjetër komplikoheshin mundësitë e kalimit të grupit nga Manchester City.

Komente

