ANGLI - Provat zyrtare në Çmimin e Madh të Sylverstone në Angli panë pilotët vendas në krye. Pole për George Russell, ndërsa zhgënjen Verstappen dhe Ferrari.
Në pistën e shtëpisë, piloti i Mercedes siguroi kohën 1’25”819. Ky është “pole” i tretë në karrierën për Russell, që fitoi garën e fundit në Austri. Në vijën e parë të nisjes do të jetë edhe shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton, i dyti në provat e sotme zyrtare.
Në vendin e tretë u klasifikua një tjetër britanik, Lando Norris me McLaren, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull (i katërti). Kampioni i botës në Formula 1 ishte gati katër të dhjetat më i avashtë.
Në vendin e pestë u rendit makina tjetër McLaren e Oscar Piastri, që la pas Nico Hulkenberg me Haas dhe Carlos Sainz me Ferrari (i shtati). Zhgënjen piloti nga Monaco, Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari, i 11-ti.
Në “top-10” më të mirët u renditën edhe Lance Stroll, Alexander Albon e Fernando Alonso. Tjetër zhgënjim për meksikanin Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull, që doli jashtë pistës dhe do ta nisë garën nga vendi i 19-të. Gara zhvillohet nesër (e diel) me fillim nga ora 16:00.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?
-
Po
46.5%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 3771
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çmenduri në Formula 1, Verstappen dhe Norris nxjerrin jashtë njëri-tjetrin! Triumfon Russell, Ferrari në podium
30 Qershor, 16:41
-
Formula 1/ Max Verstappen fiton edhe garën e Sprintit, thellon diferencën me ndjekësit! Ferrari larg podiumit
29 Qershor, 16:17
-
Formula 1: Max Verstappen 'mbret' edhe në Spanjë, Norris dhe Hamilton në podium
23 Qershor, 16:47
-
Formula 1/ Max Vertsappen s'e ndal as rebeshi Kanadasë, garë për t'u harruar për Ferrarin
9 Qershor, 23:00
-
Formula 1/ Red Bull rinovon me Sergio Perez
4 Qershor, 22:46
-
Formula 1/ Miku dhe mentori i tij vdiq në 2015, Charles Leclerc i dhuron kaskën familjes së Jules Bianchit
30 Maj, 22:02
-
Formula 1/ Leclerc fiton në garën e shtëpisë, Ferrari me dy pilotët në pod! Zhgënjen Verstappen
26 Maj, 17:54
-
VIDEO/ Frikë në Formula 1, Sergio Perez goditet nga dy makinat Haas! Flamur i Kuq në xhiron e parë
26 Maj, 15:23
-
Leclerc zot në shtëpinë e vet, Ferrari 'pole-position' në Monaco! Zhgënjen Verstappen dhe Red Bull
25 Maj, 17:34
-
Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris
19 Maj, 16:36
-
VIDEO/ Fernando Alonso përplaset në provat zyrtare të F1 në Itali! Imola, pista e aksidenteve fatale
18 Maj, 13:12
-
Ferrari po përdor inteligjencën artificiale në Formula 1
10 Maj, 16:08