Teksa një natë më parë tifozët e Napolit gëzoheshin kur Inter për një moment përmbyste shifrat në Milano ndaj Juventus, ka qenë radha e tifozëve bardhezinj të festojnë sot, kur Fiorentina ka shënuar ndaj Napolit.
Fiorentina ka fituar në shtëpi 3-0 ndaj Napolit, duke shuar thuajse shpresat të të kaltërve për titullin kampion, një rezultat që e çon diferencën në 4 pikë të Juventusit në krye dhe “prek” kështu titullin kampion, kur mbeten edhe 3 javë nga fundi i Serie A.
Napoli ka kompromentuar ndeshjen që në minutën e tetë, kur Koulibaly ndëshkohet me karton të kuq. Dhe në minutën e 34-t, Giovanni Simeone, djali u trajnerit Diego Simeone, ka shënuar golin e parë për Fiorentinën.
Do të ishte sërish Simeone që në minutën e 62-të ndëshkon Napolin, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë vjollcëve. Të kaltrit nuk arrijnë të futen në lojë, duke zhgënjyer tifozët e shumtë që ishin në stadiumin e Firenze-s. Vendasit shënojnë edhe golin e tretë në shtesë dhe përsëri ai, Giovanni Simeone.