Trishtim në kombëtare, lojtarët
ndahen nga grupi me lot 

Trishtim në kombëtare, lojtarët<br />ndahen nga grupi me lot 
“Jeta vazhdon”. Këto kanë qenë fjalët e 4 lojtarëve të larguar nga grumbullimi në Austri nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi.
 
Me trishtim dhe thuajse të përlotur Herolind Shala, Berat Gjimshiti, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica janë larguar nga pjesa tjetër e grupit që do të niset për në Francë 2016.
 
Në video Gjimshitit, Shalës dhe Rashicës nuk u dalin fjalët, përveçse një urim dhe fjalisë ‘Ishte zgjedhja e trajnerit’.
 
Për Rrahmanin vendimi për lënien jashtë nuk ishte surprizë, pasi sikur duket edhe në pamje e ka marrë me sportivitet, teksa ka qenë i vetmi i qetë duke folur, ndryshe nga 3 të tjerët. “Ishte zgjedhja e trajnerit, çunave suksese në Francë dhe ishalla kthehen sa më mirë”deklaroi ai. 

Ndërsa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gjimshiti ka thumbur trajnerin De Biasi, teksa shprehet se nuk është dakord me vendimin dhe se meritonte më shumë. “Ndonjëherë jeta nuk na jep atë që dojmë, jo sepse nuk meritojmë, por se meritojmë më shumë. Suksese shokëve në evropian”. 

Mungesa e Gjimshitit është surpriza më e madhe e De Biasit i cili preferoi Frederik Veselin.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve